Kandidiatja për deputete e PS në Tiranë, Etilda Gjonaj shprehet se objektivi në zgjedhjet e 25 prillit është marrja e 88 mandateve.

Nga studioja e lajmeve në Vizion Plus, Gjonaj ka renditur disa nga problemet kryesore me të cilat ndeshen sot banorët e njësisë 7, aty ku është përqëndruar edhe fushata e saj.

“Situata e pandemisë ka sjellë disa problematika. Është e vështirë të kryhen aktivitete elektorale, por ka sjellë një të mirë: mund të flasësh më nga afër me njerëzit, në grupe të vogla. Kanë problematika të infrastrukturës, investime të ndryshme në njësinë nr. 7, probleme me legalizimet apo titujt e pronësisë; por e përcaktojnë që ka një ndryshim rrënjësor si në investimet në lagje, ndërtimi i shkollave të reja, titujt e pronësisë. Kemi zgjidhur shumë ngërçe…Për ne ka rëndësi që PS të fitojnë numrin e mandateve që dhe Kryeministri ka vendosur si sfidë. Përgjegjësia ime është arritja e këtij targeti. Sa i përket garës brenda PS, është, dhe na vë përballë gjykimit dhe votës së qytetarëve, të cilët do ta vlerësojnë punën dhe profesionlizmin tonë.”

Sa i përket takimit virtual që realizoi dje me zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gjonaj tha se Palmer, përmes mesazheve, përçoi mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi vazhdon të jetë prioritet, pavarësisht se ne jemi në zgjedhje. Dje, në takimin e organizuar nga DASH, ku Palmer ishte prezent, dha mesazhin e tij: mbështetje për të gjithë aktorët sa i përket reformës në drejtësi. Nuk është perfekte, nuk ka ecur me ato ritme që planifikuam më herët, por ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Këto rezultate u njohën dhe u mbështetën dje nga Palmer. Ai dha mbështetjen e pakursyer të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi, ashtu siç është ideuar për të arritur rezultate deri në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *