Subscribe

Durrësi mblodhi kryeministrat e 6 vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin per zgjerimin europian Johannes Hahn, si dhe zv/presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Cyril Muller per te diskutuar rreth zonës ekonomike rajonale per te cilën u vendos ne samitin e Triestes.

 

Komisioneri Hahn u kujtoi vendeve te rajonit se bashkëpunimi mes tyre dhe reformat nuk duhen thjesht per anëtarësimin ne Bashkimin Europian, por se pari per te rritur mirëqenien e qytetareve.

 

BE- ja i mbështet të gjitha vendet në aspiratat e tyre drejt integrimit evropian. Gjithashtu ne duam të rritet cilësia e jetës në këto vende. Edhe pse qytetarët ndonjëherë bezdisen nga kërkesat tona për zgjedhjet të lira dhe reformat në sistemin e drejtësisë, duhet të dinë se ato reforma janë të mira për vet ata.”

 

 

“Është e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës. Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë.”

 

Por pavarësisht angazhimit per te punuar se bashku, ne rajonin tone ende ka konflikte, siç ishte edhe tërheqja e diplomateve serbe nga Shkupi pak dite me pare. Por komisioneri Hahn theksoi se ne kete rast nuk ishte e nevojshme ndërhyrja e Brukselit, pasi krerët e dy shteteve e gjeten gjuhen e komunikimit

 

 “U shfaq dhe u qartësua kaq shpejt sa nuk pati kohe qe ne te përfshiheshim, nuk pati nevoje qe ne te përfshiheshim. Une jam i interesuar te dëgjoj pak me shume cfare fshihet pas kësaj ngjarje, por ne çdo rast eshte nje gje e mire, qe liderët e dy vendeve zhvilluan nje bisede telefonike per te diskutuar ketë çështje. Unë i përkas grupit qe sheh gotën gjysme plot, e jo gotën gjysme bosh prandaj e shoh per mënyrën se si u zgjidh nje zhvillim pozitiv ne rajon, por shpresoj qe ngjarje te tilla te evitohen ne te ardhmen.”

 

Siç theksoi edhe nje postim ne rrjetet sociale, komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn, integrimi ekonomik rajonal nuk është një alternativë për hyrjen në BE, por është një plotësues i dobishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *