Opozita po bëhet gati për protestën e 16 shkurtit, duke synuar rrëzimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

 

Partia Demokratike prej disa ditësh ka nisur turin e takimeve me qytetarë, për t’iu bërë thirrje atyre ti bashkohen aksionit opozitar.

 

Tashmë PD-ja ka gati  programin ekonomik me të cilin thotë se do të qeverisë sapo të marrë pushtetin.

 

Për të diskutuar më shumë në lidhje me ngjarjet më të fundit në vend, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, ka qenë deputetja e PD-së dhe nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku.

 

 

Partia Demokratike prezantoi këtë të premte programin ekonomik, çfarë ofron për shqiptarët ky dokument ?

 

Sot ne patëm një takim me bizneset për të prezantuar një pjesë të programit sepse sigurisht programi është shumë i gjërë, është sektorial dhe nuk ishte fundi i një procesi. Është një proces që diskutimi ka nisur me kohë, dhe ne sot finalizuam disa konkluzione dhe propozime të rëndësishme. Gjithashtu bizneset përveç ,bështetjes dhanë edhe disa sugjerime. Programi është i bazuar në tre shtylla, e para antikorrupsioni, pjesa më e madhe e bizneseve siç është treguar edhe në raportin e Transparency International, më shumë për pjesën e tatimeve të inspektoriateve dhe ne vendosëm që të vedosim një shtyllë kryesore, reduktimin e barrierave, burokracive dhe reduktimin e të gjithë inspektorëve që shkojnë në dyert e  bizneseve. Një biznes me propozimin tonë do të ketë vetëm 5 ditë në vit që të bëjë me punonjës shteti ndërkohë që tani ka 100 ditë. Një biznes i vogël duke pasur parasysh edhe pjesën e skemës deri në gjiron e 14 mln do të ketë një punë fiskale dhe aty nuk shkon asnjë punonjës shteti. Pjesa e biznesit të madh do të ketë raportimet 4 mujore dhe taksën 9% të sheshtë të tatimit mbi fitimin, dhe njëkohësisht 9 % të kontributeve shoqërore edhe për punëmarrësin dhe punëdhënësin dhe nuk do të ketë më punonjës shteti atje. Shtylla e dytë lidhet me pjesën fiskale që unë i lidha pak të dyja bashkë. Pra reduktimi i burokracive dhe korrupsionit, shtylla fiskale dhe pjesa sektoriale. Ne sot diskutuam për bujqësinë mbështjetjen që do të japim në këtë sektor, për arsimin profesional dhe çdo gjë mbështetja është konkrete me një plan të zbatimit të saj. Ka një plan për 100 ditët e para për 3 mujorine parë ashtu siç ka dhe një plan për katërvjeçarin e parë. Çdo gjë është e buxhetuar ne sot dëgjuam nga biznesi nevojën që këto propozime të kthehen në plane qeveritare.

Zgjedhjet parlamentare janë larg e megjithatë ju e keni gati që tani programin ekonomik. Mos do të thotë kjo se prisni zgjedhje të parakohshme ?

PD e ka gati programin sepse është qeveria e nesërme, PD pret që me rrugë paqësore dhe përmes protestave, të bëjë të mundur që zgjedhjet qëndrore të mos të jenë pas 2 vitesh por një ditë e më parë. Do të ketë vaszhdimisht zhvillime të reja çdo gjë që po ndodh edhe në sferën politike, edhe mbas alarmit për vjedhjen e zgjedhjeve edhe mbas përgjimit të VOA, të gjitha tregojnë se qeverisja e sotme është në rrezik. PD përveç protestave, është gati edhe me një ekip dhe program. Sot ne hodhëm një hap shumë të rëndësishëm duke treguar se çdo të bëjmë me qeverisjen. Unë kam qenë periodikisht nga 2013 e deri më tani në të gjitha takimet që kemi pasur me bizneset, me biznesin e vogël me fermerët e kështu me radhë. Unë ju thëm se një ndryshim të jashtëzakonshëm të biznesit, nëse në 2013 kishte shpresë se ndoshta qeveria socialiste premtimet mund ti kishte serioze, por sot ne e shikojmë se biznesi e ka lakun në fut, dhe këtu nuk po diskutojmë për përfitime qindra miliona euro si në koncesionet, por bëhet fjalë për mbijetesë dhe këtu mund të flasim për biznese që kanë 25-27 cvjet në treg dhe që janë dhe punëdhënësit më të mëdhenj.

 

Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombetar publikoi raportin për Shqipërinë. Si i lexon opozita gjetjet e këtij raporti?

 

Opozita e lexon ashtu siç e ka shkruar FMN, dhe ashtu siç bëri jehonë në media ky raport tregoi disa të vërteta që ne kemi vite që i themi. Së pari FMN-ja njohu problemein real me borxhin shqiptar, i cili është në 71 % pa llogaritur koncesionet dhe partneritetin publik-privat, dhe shkon në 83% duke llogaritur edhe këto. Qeveria ka gënjyer dhe ka mashtruar  ka manipuluar shifrat, Kontrolli i Lartë i Shtetit e deklaroi pak para pak muajsh ndërsa FMN-ja e deklaroi sot. Qeveria shqiptare ka fshehur detyrimet e prapambetura, 240 mln në fund të 2017 dhe 200 mln euro në fund të 2018 të cilat duhet të ishin llogaritur në borxh. FMN gjithashtu që koncesionet dhe partneriteti publik-privat janë rreziku më i madh fiskal për qeverinë shqiptare, pasi po bëhen pa garë, me propozime të pa kërkuara, po shkojnë vetëm te disa duar duke përqëndruar pasurinë në disa duar nga njëra anë dhe nga ana tjetër këto kompani janë duke e kontraktuar me gjysmën e vlerës dhe janë thjesht duke marrë pjesën e tyre. FMN-ja përveç këtyre rreziqeve që njohu me borxhin me konçesionet dhe me situatën ekonomike njohu edhe me problemet që ne kemi përmendur pafund për biznesin e vogël dhe që ofruam një zgjidhje edhe me propozime  tona fiskale. Biznesi i vogël dhe përfshirja e tij në skenën e TVSH, solli amulli, pasiguri dhe një numër i madh i tyre u mbyllen. Për këtë arsye propozimi jonë për të lëvizur TVSH nga 2 mln në 14 mln shkon në përgjigje të kësaj skeme që qartësisht ka dështuar.

 

Opozita po mobilizohet për protestën, a besoni vërtet në largimin e Edi Ramës në 16 shkurt, dhe si vijon aksioni opozitar pas kësaj date?

 

Opozita është duke u mobilizuar paralelisht edhe me protestat edhe me pjesën programore. Z.Basha këtë të premte ka qenë në Durrës me një pjesmarrje të jashtëzakonshme. Takimet fokusohen që nga qytetarët e thjeshtë tek bizneset, nga studentët deri tek fermerët. Unë po vij nga një takim në njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe të gjitha strukturat e PD, janë aktive duke punuar për protestën e 16 shkurtit. Ne e kemi deklaruar se PD-ja nuk vjen asnjëherë , në pushtet me dhunë dhe forcë por 16 shkurti pika fillestare për largimin e qeverisë. Pjesmarrja masive e njerëzve, tregimi i dëshpërimit që ato kanë dhe demostratat paqësore që ne do të bëjmë do të jetë vetëm fillimi për largimin e qeverisë. Besoj që sot shqiptarët e kanë të qartë se drejtimi që po shkon Shqipëria nuk është drejtimi i integrimit Evropian këtë do e tregojmë me 16 shkurt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *