Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e konsideron nismën e qeverisë për amnistinë fiskale si një thirrje dëshpëruese politike, pasi vjen në kohën kur vendi po përgatitet për zgjedhje.
Qeveria nuk ka një alternativë të mirë për t’ju ofruar qytetarëvë, sa herë ka zgjedhje e aq më tepër tani që jemi nën presionin e zgjedhje të parakohshme, qeveria ka një ofertë poltike, që në fakt është një thirrje dëshpëruese, pasi është pavlerë. Jemi në fund të mandatit dhe po përpiqen të japin një ofertë tërheqëse.
Në aspektin ekonomik, kjo nisëm sipas Tabakut është në vazhdën e ligjeve të dështura që ka miratuar qeveria, e cila kërkon të rrisë të ardhurat në buxhet.
Aksionet anti informalitet sa herë që janë bërë kanë rezultuar në të ardhura të ulta. Nisi aksioni me karburantet kur të ardhurat prej tyre ishin në minimum, e vijuan me përfshirjen e biznesit të vogël në TVSH, një ligj i dështuar tashmë i konfirmaur edhe nga FMN.
Ish-deputetja vijon më tej kur thotë se kjo është edhe një ofertë kriminale, pasi vendi është në monitorim nga partnerët për pastrimin e parave.
Të bësh thirrje për amnisti dhe t’i thuash kriminelit hajde legalizo paratë e drogës dhe të krimit, pasi këtu nuk kemi të bëjmë me lekët e emigratëve. Ato para kanë hyrë dhe do të hyjnë dhë kanë pësuar rritje nga viti në vit. pasi janë një element shumë i rëndëisshëm, për shumë familje, që mbahen me këto të ardhura.
Përfaqësuës të opozitës vlerësojnë se rruga më mirë për të formalizuar ekonominë nuk është amnistia, por ulja e barrës së taksave si dhe krijimi një sistemi fiskal sa më tërheqës, në mënyrë që taksapaguesit të mos i shmangen detyrimeve të larta.