Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është takuar me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, gjatë vizitën së tij zyrtare në Egjipt.

 

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjatë bisedës mes liderëve të dy vendeve,  kryeministri britanik shprehu ngushëllimet e tij të thella për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza dhe përsëriti angazhimin e tij për hapjen e aksesit humanitar në Gaza.

 

Të dy liderët dënuan terrorizmin e Hamasit dhe u dakordësuan duke pranuar se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez.

 

“Udhëheqësit ranë dakord për nevojën që të gjitha palët të ndërmarrin hapa për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile dhe për të minimizuar humbjen e jetëve të pafajshëm”, thuhet në bisedën e zbardhur nga zyra e shtypit të Rishi Sunak.

 

Nga ana tjetër, ndihmat ushqimore nuk kanë kaluar ende në Rripin e Gazës. Izraeli ka këmbëngulur që ndihmat ushqimore të mos përfundojnë në Hamas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *