Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky këtë të premte.

 

CNN informon se pjesë e diskutimit mes Sunak dhe Zelenskyt ishte dhe video e bërë virale, ku shfaqet një ushtar ukrainas të cilit i pritet koka në mënyrë makabre.

 

Lidhur me këtë kryeministri britanik ka thënë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

 

“Duke diskutuar për prerjen e neveritshme të kokës së një ushtari ukrainas të shfaqur në mediat sociale ditët e fundit, Kryeministri tha se videoja ishte e tmerrshme dhe përgjegjësit duhej të dilnin para përgjegjësisë”, tha Downing Street në një deklaratë.

 

Sunak theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme perëndimore për Ukrainën, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit midis NATO-s dhe Kievit. Dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *