Të paktën 3 persona kanë gjetur vdekjen dhe 11 të tjera janë plagosur teksa një sulm me armë tronditi bazën ushtarake amerikane në Pensacola të Floridës.

Mediat amerikanë thanë se një person I armatosur hyri brenda bazës së njohur ushtarake në Florida dhe nisi të qëllojë me armë.

Deri tani llogariten 2 viktima dhe 11 të plagosur që u dërguan me shpejtësi në spital, të gjithë rezidente të bazës.

Ndërkohe forcat ushtarake te bazës kanë qëlluar për vdekje edhe atentatorin duke e cuar bilancin e të vdekurve të paktën për momentin në tre.

Ende nuk ka të dhëna mbi identitin e personit që kreu këtë sulm.

Në bazën e Pensacolës, janë 16 mijë ushtarë dhe 7400 civile.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *