Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për bisedën telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, sa i takon sulmit kibernetik në sistemin TIMS.

 

Në një postim në Twitter, Blinken tha se SHBA nuk do të lejojë asnjë përpjekje të jashtme që synojnë destabilizimin e Uashingtonit apo shteteve aleate të NATO-s.

 

“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit kundër Shqipërisë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë të NATO”, shkruan Blinken

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *