Sirenat e luftës në Izrael kanë ndaluar. Me rrëzimin e 99% të dronëve dhe raketave sulmuese nga Irani, i cili mbajti premtimin e tij për t’u hakmarrë për sulmin vdekjeprurës në konsullatën e tij në Damask , të gjithë sytë janë tani në Tel Avivi. A do të përgjigjet Izraeli, si dhe kur?

Në komunikimin e djeshëm mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu , kjo ishte “tema kryesore”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në asnjë operacion hakmarrës nga Izraeli, po përpiqen që ky konflikt të mos ketë vazhdimësi në mënyrë që lufta të mos përhapet në Lindjen e Mesme.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkaq dëmet e vogla të shkaktuara nga raketat iraniane, treguan se Irani nuk ka armatime të fuqishme, e për rrjedhojë ulën rrezikshmërinë që vjen nga raketat iraniane. Në komunikimet e tyre publike SHBA-të insistojnë se Irani nuk është fuqia ushtarake që pretendon apo tregon se është.

Nga ana tjetër, operacioni “True Promise” i Gardës Revolucionare në Iran, siç pranojnë analistët, ishte planifikuar me kujdes për të mos shkaktuar humbje (madje të mëdha) në jetë, por kryesisht në infrastrukturën ushtarake.

Sipas analistëve sulmi iranian ishte projektuar që t’u jepte kohë izraelitëve për ta menaxhuar rakatet.

Izraelitët thonë se objektivi kryesor i sulmit ishte baza e forcave ajrore të Izraelit, në Nevatim në veri të vendit. Aty është baza F-35 vendit, avioni më i rëndësishëm dhe më i avancuar teknologjikisht.

Tre skenarët

Nuk janë dy, por tre skenarë në tavolinë sot.

Në rastin “më të mirë”, Tel Aviv dhe Netanyahu do të pranojnë presionin dhe mesazhin nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk do t’i përgjigjen drejtpërdrejt sulmit iranian. Izraeli në këtë rast do të mbajë në dorë një “kartë” shumë të rëndësishme me amerikanët dhe do të zgjedhë momentin në të cilin do ta “luajë”, edhe nëse do të thotë ta bëjë këtë për të rivendosur diçka nga marrëdhëniet e prishura me Uashingtonin.

Në skenarin më të “të keq”, Izraeli do të përpiqet gjithashtu për herë të parë në histori të godasë objektivat në Iran drejtpërdrejt nga toka e tij. Në këtë rast, Tel Avivi ka të ngjarë të shënjestrojë objektivat që kanë lidhje me sulmin e djeshëm, pasi është në doktrinën e vendit “të godasë përsëri ata që na godasin”. Në këtë rast, avionët luftarakë izraelitë ka të ngjarë të godasin bazat nga të cilat janë lëshuar drone dhe raketa balistike kundër vendit.

Në skenarin e pashmangshëm , Izraeli do të tentojë të sulmojë gjithçka dhe jo vetëm Teheranin, por edhe të gjithë partnerët e tij në Lindjen e Mesme. Në këtë rast, ka mundësi që pas dekadash të mos kemi vetëm një luftë arabo-izraelite, por një luftë asimetrike mes Izraelit dhe Iranit

Në debatin e djeshëm në OKB, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing, deklaroi se sulmi i mëparshëm ndaj konsullatës iraniane në Siri (me shtatë të vdekur që Irani ia atribuon Izraelit) ishte “jashtëzakonisht i egër”. Kina shprehu gjithashtu “shqetësim të thellë” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje maksimale” nga të gjitha palët. Deklarata e Kinës bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe tha se “katastrofa humanitare” atje ishte “e papranueshme”.

Ky është një skenar. Tjetri, dëshiron që Netanyahu të injorojë edhe një herë këshillën e presidentit amerikan dhe të vazhdojë me përgjigjen – e premtuar – ndaj Iranit. Por edhe për shkak të kësaj, Këshilli i Luftës i Izraelit është i ndarë për sa i përket kohës dhe intensitetit të sulmeve.

Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash në sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit në territorin e tij Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa – shumica dërrmuese u kapën , tha ushtria izraelite.

Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla , thanë zyrtarët Irani tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji

Teherani paralajmëroi gjithashtu nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e tij e ardhshme do të jetë  më e madhe. Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi një kabinet lufte për të diskutuar sulmin, i cili u dënua  nga liderët globalë duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti i SHBA ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *