Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot tre kapitujt...

IMO kundërshton tarifën 20% për Ngushticën e Hormuzit: Nuk...

Dita e 44-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ministri i Jashtëm iranian reagon ndaj Trumpit: Irani ka...

Marina Amerikane: Bllokada detare e porteve iraniane nis mbrëmjen...

Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon...

Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për të çmontuar...

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Rama ndan...

Tensione për Hormuzin, Irani: Çdo mbështetje për SHBA-në do...

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Sulmet me armë/ Serbia merr masa, njofton ashpërsim të ligjit për posedimin e armëve

5 Maj 17:19

Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme që “urgjentisht të përgatisë amendamente për Ligjin për armët dhe municionet”.

 

Amendamentet, siç u tha në njoftimin e Qeverisë serbe më 5 maj, do të ashpërsojnë kritere për posedimin e armëve të shkurta të zjarrit dhe ata që nuk plotësojnë këto kritere strikte, parashikohet blerja e detyrueshme e armëve.

 

“Këto masa po miratohen për të ulur për 90 për qind numrin e armëve të shkurtra që janë në posedim të personave juridikë dhe fizikë”, u tha në njoftim.

Për më tepër, amendamentet e reja në ligj do të mundësojnë edhe kontrollet e detyrueshme të qytetarëve që kanë të drejtë të posedojnë armë, përfshirë edhe armë për gjueti.

 

Në kontrolle do të përfshihen kontrollet mjekësore, psikiatrike dhe psikologjike, por edhe teste të detyrueshme për substanca psikoaktive. Këto kontrolle do të bëhen çdo gjashtë muaj apo një vit.

 

Ministria e Punëve të Brendshme po ashtu do të shqyrtojë edhe ashpërsimin e kritereve për posedimin e armëve të gjuetisë.

 

Para masave, moratoriumi për marrjen e licencave për posedimin e armëve të shkurtra të zjarrit, që u miratua më 4 maj 2023, Ministria e Brendshme, siç është paralajmëruar, do të marrë të gjitha masat për të garantuar moratoriumin për dhënien e lejeve për armët e gjuetisë.

 

Ministria e Punëve të Brendshme do të ftojë publikisht qytetarët që ilegalisht kanë armë zjarri dhe pajisje shpërthyese që t’i dorëzojnë ato brenda një muaji, pa u përballur me ndonjë pasojë.

 

Qeveria serbe i miratoi këto masa, pasi ato paraprakisht u prezantuan gjatë një konference për media më 5 maj nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

 

Serbia ka shpallur tri ditë zie për shkak të dy sulmeve me armë zjarri.

Sulmi i parë ndodhi më 3 maj, kur një nxënës vrau tetë nxënës të tjerë dhe rojën e shkollës. Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

 

Një ditë më vonë, në vendbanimet afër Beogradit, një 21-vjeçar dyshohet se vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
armembajtje ligj projektligj Serbi

Nga e njëjta kategori

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë negociues

më shumë...

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Rama ndan pamjet nga takimi në Paris

më shumë...

Apeli shtyn vendimin për Ilir Selmanin, kur pritet ta jap “fjalën e fundit” GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

më shumë...

U mbyt në lumin Mat teksa eksploronte kanionin, gjendet pas dy ditësh trupi i Erkin Likës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:34

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot...

8:15

“Do të merrni një ofertë”, parashikimi i...

10:43

IMO kundërshton tarifën 20% për Ngushticën e...

10:23

Plagoset me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë

9:57

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

9:44

Dita e 44-të e protestës, qytetarët nisin...

9:22

Ministri i Jashtëm iranian reagon ndaj Trumpit:...

8:52

Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...

8:51

Fier/ Zjarr i madh në Grabian, digjen...

8:38

Marina Amerikane: Bllokada detare e porteve iraniane...

8:13

Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve,...

7:24

Sekreti për një zemër më të fortë?...

7:10

Policia Kufitare shpëton nga mbytja 9 turistë...

6:46

Zjarr i përmasave të mëdha në Llaman,...

6:44

Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për...

6:24

Amnistia prek edhe burgun e grave në...

6:23

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën,...

6:11

Tensione për Hormuzin, Irani: Çdo mbështetje për...

5:57

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër...

5:53

Putin: Rusia po zhvillohet pavarësisht presionit nga...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shq...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • Aksident i rëndë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, humb jetën 75-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.