E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për të çmontuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Administrata e Presidentit Donald Trump ka nisur një përpjekje të gjerë për të çmontuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), duke e cilësuar atë si një kërcënim për sovranitetin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paraqitur planin në një artikull në gazetën Wall Street Journal.

Reklamë

Ai shkruan se SHBA po nis një fushatë diplomatike me mesazh të qartë: “Shtetet sovrane mbi globalizmin”.

“Ata që përfitojnë nga siguria amerikane nuk duhet të qëndrojnë duarkryq, ndërsa ata që ofrojnë atë siguri po shënjestrohen”, thekson Rubio.

Reklamë

Ai shton se ky është vetëm fillimi.

“Duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion qeveria jonë, duke punuar krah për krah me çdo aleat me të cilin mund të gjejmë kauzë të përbashkët, ne do ta çmontojmë ICC-në – tullë për tullë, nëse është e nevojshme”, tha Rubio.

Vazhdo të lexosh

Reklamë