E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensione për Hormuzin, Irani: Çdo mbështetje për SHBA-në do të konsiderohet akt armiqësor!

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit në këmbim të kompensimit financiar.

Komanda e Bashkuar e Forcave të Armatosura të Iranit paralajmëroi Uashingtonin të mos përpiqet të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj rruge strategjike detare, duke kërcënuar gjithashtu me pasoja edhe vendet që bashkëpunojnë me SHBA-në.

Reklamë

“Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Komandës Qendrore “Qatam al-Anbiya”, në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB.

Sipas Zolfagharit, forcat iraniane do të reagojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje që, sipas Teheranit, cenon sigurinë dhe kontrollin e Iranit mbi zonën.

Reklamë

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo bashkëpunim me SHBA-në ose ofrim i mbështetjes logjistike për ushtrinë amerikane do të konsiderohet një akt kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit.

“Çdo bashkëpunim me SHBA-në dhe mbështetje logjistike për ushtrinë e saj agresive do të konsiderohet një luftë kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit”, tha ai.

Zolfaghari shtoi se një përshkallëzim i konfliktit mund të përfshijë të gjitha vendet e rajonit, duke rritur tensionet rreth një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë