Politikë
Rama: Shumë shpejt do të prezantojmë reflektimin e qeverisë për protestën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të prezantojë brenda pak orësh ose ditësh reflektimin e saj mbi shqetësimet e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë, e cila mbështet protestën për t’i kërkuar qeverisë më shumë vëmendje ndaj problematikave të qytetarëve.
“Gjithsesi ne, çështje orësh, ditësh, do të prezantojmë atë që është reflektimi ynë i përgjithshëm mbi këtë që po përpiqet të na thotë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, thjesht e vetëm duke simpatizuar një protestë, tek e cila sheh nevojën dhe sheh mënyrën se si ta bëjë qeverinë ende më të vëmendshme”, u shpreh Rama.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




