E shtunë, 24 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protesta kombëtare, Hita inspekton në terren policët e angazhuar, ja kërkesa për efektivët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita inspektoi në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.


Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.


Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.