Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet...

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

Fier/ Zjarr i madh në Grabian, digjen dy magazina me ushqim për bagëtitë dhe makineri bujqësore

13 Korrik 20:51

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të hëne në fshatin Tre Urat, në Grabian, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët shpërthyen fillimisht në hangarët e bagëtive dhe u përhapën me shpejtësi, duke djegur plotësisht dy magazina me ushqim për bagëtitë, si edhe makineri e pajisje bujqësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, por ndërhyrja është vështirësuar nga era e fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka rrezikuar edhe dy banesa pranë magazinave të përfshira nga zjarri.

Sipas banorëve, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik. Ata shprehen se, për shkak të erës së fortë, telat elektrikë janë bashkuar, duke krijuar shkëndija që mund të kenë ndezur kashtën e depozituar në magazinë. Sasia e madhe e materialeve të djegshme bëri që flakët të përhapeshin edhe në një magazinë tjetër ngjitur.

Banorët tregojnë se kanë përjetuar momente paniku dhe se dëmet janë shumë të mëdha. Ata akuzojnë shërbimin zjarrfikës për ndërhyrje të vonuar, duke pretenduar se kjo ndikoi në përhapjen e flakëve dhe rrezikimin e banesave përreth.

Në zonë janë angazhuar edhe forca të shumta policie, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë dhe, edhe pas më shumë se katër orësh, flakët vijojnë të mos jenë vënë plotësisht nën kontroll.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
fier Vizion Plus zjarr

Nga e njëjta kategori

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin flakë para se të ngarkohen në aeroplan (VIDEO)

më shumë...

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike në Rrugën e Arbrit

më shumë...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

më shumë...

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano,...

10:25

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike...

10:22

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues...

9:52

300 vende të reja në Policinë e...

9:09

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive,...

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.