Nuk ndalen luftimet mes Moskës dhe Kievit. Por këtë herë ka qënë Rusia qe e ka akuzuar Ukrainën për sulm me dronë në Moskë, si pasojë e të cilit janë dëmtuar dy ndërtesa dhe është mbyllur perkohesisht një prej aeroporteve të qytetit.

 

Ministria ruse e mbrojtjes bëri me dije se droni është rrëzuar në një rajon në perëndim të qytetit,  ndërsa dy të tjerë janë neutralizuar, por janë përplasur nëpër objekte.Po ashtu Moska e ka quajtur këtë  akt  nje sulm terrorist te mbetur ne tentative.

 

Nga ana tjete mediat e huaja bëjnë me dije se nga sulmet një person është plagosur.

 

Moska, rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, ka qenë rrallë shënjestër e sulmeve, prej kur Rusia e ka nisur luftën, në shkurt të vitit 2022.Por Kremlini e ka akuzuar Ukrainën për nisje të një morie sulmesh me dronë në territorin e saj muajt e fundit.

 

Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se ai nuk e kundërshton idenë e bisedimeve për paqe me Ukrainën.

 

Duke folur pas takimit me liderët afrikanë në Shën Petersburg, ai ka thënë se një iniciativë afrikane dhe kineze, mund të shërbejnë si bazë për gjetje të paqes.Megjithte ai e ka konsideruar te veshtire zbatimin e një armëpushim, kur ushtria ukrainase është në ofensivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *