Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë një stacioni policie në Kabul të Afganistanit duke lënë të vdekur 14 persona dhe 150 të plagosur. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës ku një automjet i mbushur me lëndë plasëse shënjestro policine . Talebanët morën përgjegjësi për sulmin në një mesazh mediatik nga zëdhënësi Zabiullah Mojahid.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tre sulmues vetëvrasës shpërthyen një pajisje eksplozivin. Dy prej të cilëve u vranë në incident ndërsa  i treti u arrestua.

 

Dhuna është intensifikuar në muajt e fundit në të gjithë Afganistanin.

 

Një marrëveshje midis Talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara pritet të përfundojë së shpejti dhe të sigurojë një orar për tërheqjen e kushtëzuar të 14,000 trupave të mbetura amerikane dhe partnerëve të tyre në NATO.

 

Talebanët janë zotuar të parandalojnë sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve  nga toka afgane. Por ndërsa bisedimet vazhdojnë, dhuna përkeqësohet.  Kombet e Bashkuara thanë se korriku ishte muaji më vdekjeprurës në Afganistan në dy vitet e fundit, me 1.500 civilë të vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *