Ndonëse auditorët do mbeten të mbyllura për një muaj, të shumtë kanë qenë studentët që i janë drejtuar Universiteteve në ditën e parë të nisjes së këtij viti akademik. Në Elbasan, studentët e viteve të para kanë qenë të paqartë lidhur me zhvillimin e procesit mësimor. Ata thane se nuk kanë informacion të plotë mbi platformat online.

 

“Jam ne vit te pare. Ende kam paqartësi lidhur me mesimin. Nuk e di si funksionon universiteti.”

 

“Do ishte me mire që seminaret te zhvilloheshin. Jemi te paqarte.”

 

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe te rinjtë ne universitetin Ismail Qemali në Vlorë.

 

“Nuk kam informacion ende mbi procesin mësimor.”

 

“Erdha te shikoj orarin. Por ende jemi te paqartë.”

 

“Ndoshta do ishte me mire që të ishim në auditor ne studentët e vitit të parë.”

 

Ndërkohë Universiteti “Fan Noli” në Korçë, është gjendur i papërgatitur lidhur me zhvillimin e procesit mësimor online. Kjo për shkak të vendimit nga komiteti i eksperteve është dhënë vetëm tre dite përpara nisjes së vitit akademik.

 

“BENITA STAVRE

ZV/REKTORE E UNIVERSITETIT FAN S. NOLI

I kishim marre masat per mesimin online por s’mund te themi qe jemi te papergatitur. Jemi duke krijuar mundesine qe te gjithe studentet mund te aksesohen. Gjeja qe do ishte me more ishte qe te kishim marre njoftimin per mesim online dite me perpara.”

 

Kurse në Universitetin Eqerem Çabej stafi akademik do të punojë me platformat online të vitit të kaluar.

 

“BEKTASH MEMA

REKTOR I UNIVERSITETIT “EQEREM ÇABEJ”

Do te punohet me platformat qe kemi punuar edhe vitin qe kaloi. Dhe se shpejti pas dy javesh do kemi nje platforme te unifikuar per gjithe universitetin.”

 

Në këtë universitet, janë mbyllur këtë vit tre degë për shkak të mosplotesimit te kuotave. Ndërkohë në universitetin e Elbasanit janë mbyllur katër degë dhe po kaq dhe në atë të Vlorës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *