Subscribe

6 subjekte janë ndëshkuar në Durrës, ndersa një tjetër është pezulluar.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra 3 subjekte në lagjen nr.13, konkretisht një piceri në administrim të shtetasit Xh. A., një lokal në administrim të shtetases Sh. A. dhe një subjekt bar kafe në administrim të shtetasit I. I.

Në lagjen nr. 1 është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra një parukeri në administrim të shtetasit E. T., ndërsa një bar restorant në administrim të shtetasit V. N. dhe një yogurteri në administrim të shtetases M. M., janë ndëshkuar me masë administrative 10 milionë lekë të vjetra.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bllokua subjekti bilardo në administrim të shtetasit A. N., i cili nuk dispononte licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *