Reparti i kardiologjisë në spitalin rajonal të Korçës, krahas përmirësimit të shërbimeve po synon edhe aplikimin e ndërhyrjeve të kohës tek pacientët.

 

Drejtori i spitalit, Ardit Konomi ka njoftuar këtë të hënë projetin e ri pas një takimi që pati me drejtues dhe mjekë të këtij spitali.

 

“Kam besim se përtej rritjes së cilësisë së shërbimit, se së bashku do të arrijmë të hapim për herë të parë në Spitalin e Korçës, shërbimin e hemodinamikës dhe të mundësojmë aplikimin këtu të koronarografisë dhe vendosjes së unazave, duke zgjidhur kështu një çështje të madhe të shëndetit për Qarkun tone”, bëri të ditur Konomi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *