Partia demokratike ka nëshkruar një marrëveshje me disa nga partitë e tjera të opozitës për tgë mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ka quajtur këtë vendim një marrëzi politike të opozitës.

 

Përmes një postimi në Twitter Spiropali, shkruan se kjo eshte dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!

 

“Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *