Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Spanjë në raport me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 325 të vdekur dhe 2.144 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi këtë të mërkurë se numri i të shëruarve është rritur në 6.399 pacientë.

Ndërkohë, në total kanë humbur jetën 24.275 persona. Pas SHBA-së dhe Italisë, Spanja është vendi i tretë më i prekur në botë nga pandemia.

Nga ana tjetër, regjistrohen gjithsej 212. 917 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 108.947 persona që e kanë fituar betejën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *