Numri i vdekjeve i regjistruar gjatë 24 orëve në Spanjë është 268, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo është shifra më e ulët e viktimave nga COVID-19 që prej 20 marsit.

Numri total i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë deri tani ka arritur në 24.543.

Për herë të parë, që nga fillimi i krizës, tre rajone në Spanjë; Galicia, Cantabria dhe Murcia nuk kanë raportuar asnjë vdekje.

Ndërkohë, këtë të enjte janë shënuar mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus, krahasuar me 2.144 të infektuar një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *