Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit ka dhe hedhur poshtë propozimin e partisë demokratike që SPAK të kryejë vetingun e politikanëve.

 

Gjatë një seance dëgjimore në këshillin e legjislacionit, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja e ka konsideruar të papërshtatshëm, përfshirjen e prokurorisë së posaçme në procesin e rivlerësimit të politikanëve.

 

 

ARBEN KRAJA

DREJTUES I SPAK

“Unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje.Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijoje probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje”

 

Sipas drejtuesit të prokurorisë fluksi i çështjeve do e bënte të pamundur realizimin e procesit.

 

ARBEN KRAJA

DREJTUES I SPAK

 

“Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë. “

 

Por qëndrimi i kreut të SPAK-ut është pritur me kritika nga opozita dhe mbledhja është shoqëruar edhe me përplasje mes anëtarëve të komisionit.

 

 

DEBATET MES DEPUTETEVE

 

Ermonela Felaj: Kërkoni të dhëna sasiore.

 

Gazment Bardhi: Ermal Pishtari është patronazhisti i zotit Kraja, nuk jeni juve, Ju jeni Ermonela.

 

Ermonela Felaj: Sado që ti mund të jesh subjekt i veprës penale.

 

Gazment Bardhi: Po lere veprën penale. Ti je hajdute kokë e këmbë, vjen këtu, na tregon ne rregulloren. Po na le rehat. Na ndërhyn këtu. S’keni nevojë të ndërhyni.

 

PD kërkon që të gjithë politikanët ti nënshtrohen vetingut për pasurinë dhe lidhjet me krimin, dhe këtë proces sipas opozitës duhet ta bëjë SPAK-u.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *