Sot pasdite deputetët do të mblidhen për të ngritur të gjitha strukturat e reja të parlamentit.

 

Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga partia demokratike. Gjithashtu sot do të ngrihet edhe byroja e kuvendit dhe sekretariatet. Socialistët dhe demokratët i kanë caktuar tashmë se ku do të punojnë secili prej deputetëve dhe miratimi nuk do të ketë debate.

 

Gjate kësaj jave, parlamenti pritet të mblidhet edhe për miratimin e qeverise rama, por data mbetet në dorë të Presidentit të Republikës, i cili duhet të dekretojë emrat e ministrave.

 

Një ditë më parë, kryetari i shtetit Meta i kërkoi informacion Prokurorisë për emrat e 16 ministrave, nëse ndaj tyre është hapur apo jo hetim. Në kërkesë theksohet se presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për të dekretuar ministrat e për këtë arsye i duhet informacioni në një kohe sa më të shpejtë.

 

Pas procesit të dekretimit; Edi Rama duhet të prezantojë para parlamentit programin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *