Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 February 2026
Vizion fokus

Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm

Interi eliminohet me turp nga Champions League, Bodo/Glimt mund...

Gazetari Hoxha: Pjesëmarrja në protestat e PD-së ka ardhur...

Denoncimi në Quo Vadis, Kalaja: Ka një VIDEO që...

Alaudin Malaj: Politikanët nuk i bëjnë presion gjykatësve, i...

Petraj: Rama është 10 hapa para opozitës

Gazetari: Testi për në BE mbetet lufta kundër korrupsionit!...

“U mbaroi buka, po hanë veten e vet”, Kalaja:...

Prokuroria 35 vite burg Ballukut? Avokati: Dje i kishte...

Hitaj: Ka ardhur koha që PS të largojë nga...

Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi

24 Shkurt 19:51

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se në takimet në Kosovë që zhvilloi një ditë më parë u përqendrua në avancimin e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Emisari evropian zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me ministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca.

“Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi ai në X më 24 shkurt.

Pas takimit me Sorensenin, Kurti deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë, përmes njohjes së ndërsjellë.

Ndërkaq, Konjufca e ka njoftuar Sorensenin se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të udhëheqë procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, që ka nisur më 2011.

Megjithatë, MPJD-ja nuk tha saktësisht nëse Konjufca do të jetë në krye të këtij procesi.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se beson se marrja e udhëheqjes së dialogut nga MPJD-ja shënon një “momentum të ri”, por paralajmëroi se çdo gjë në këtë proces do të varet nga “gatishmëria për të bërë kompromise dhe për të qenë realist”.

Dialogu, tha ai, do të duhej të ishte projekti kryesor i Qeverisë së Kosovës në muajt e ardhshëm.

I pyetur për performancën që mund ta ketë Konjufca në krye të këtij procesi – nëse konfirmohet – Muhaxhiri u shpreh se ai mund të sjellë energji të reja.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk do të ishte mirë që Konjufca, siç u shpreh ai, të mbetej nën hijen e Kurtit, duke argumentuar se një gjë e tillë do të nënkuptonte se do të vazhdohej me gjendjen aktuale, të cilën e vlerësoi si “negative”.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Sorensen

Nga e njëjta kategori

Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm

më shumë...

Interi eliminohet me turp nga Champions League, Bodo/Glimt mund sërish zikaltrit! Leverkusen, Atletiko dhe Njukasëll kalojnë në fazën tjetër

më shumë...

Gazetari Hoxha: Pjesëmarrja në protestat e PD-së ka ardhur duke u tkurrur

më shumë...

Denoncimi në Quo Vadis, Kalaja: Ka një VIDEO që shantazhuan anëtaren e Kushtetueses

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

11:04

Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i...

10:55

Interi eliminohet me turp nga Champions League,...

10:49

Gazetari Hoxha: Pjesëmarrja në protestat e PD-së...

10:35

Izolimi i juglindjes, ironizon Aulon Kalaja: Të...

10:23

Denoncimi në Quo Vadis, Kalaja: Ka një...

10:10

Alaudin Malaj: Politikanët nuk i bëjnë presion...

10:01

Petraj: Rama është 10 hapa para opozitës

9:59

Gazetari: Testi për në BE mbetet lufta...

9:57

Aksidenti me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit, i...

9:42

“U mbaroi buka, po hanë veten e...

9:34

Prokuroria 35 vite burg Ballukut? Avokati: Dje...

9:25

Hitaj: Ka ardhur koha që PS të...

8:53

Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane...

8:42

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania:...

8:36

Shtëpia e Bardhë: Zgjedhja e Trump është...

8:03

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

7:51

Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam...

7:50

Sa të shëndetshme janë bananet

7:24

U dhunua në Vlorë, Cakrani: Më goditën...

6:45

Kozeli: Po punojmë për ndërtimin e rrugës...

Më të klikuarat

  • Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri
  • EMRI/ Modeles shqiptare i del emri në dosjen “Epstein”, mili...
  • Zbardhet vrasja tek ish-parku, Gazmend Buçpapaj e qëlloi Egl...
  • E rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 7 vjeçarin, sho...
  • “Reshjet e shiut dhe erozioni ndikuan në shembjen e rr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.