Claudio, një fëmijë nga Siçilia, është shumë i mërzitur pse po qëndron gjithë ditën në shtëpi. Ai “debaton” me nënën e tij dhe shprehet se ndjehet i lodhur nga kjo situatë.

 

Ai kërkon të përgatisë valixhen dhe të largohet nga shtëpia.

 

“Mami, nuk mund ta bëj më këtë, do të përgatis valixhen. Nuk mund të jetoj tërë ditën në shtëpi. Unë nuk dal dot në park, nuk shkojë dot në pishinë ose shkollë. Dua të iki nga shtëpia. Jam lodhur!”.

 

Djali, i rraskapitur, “strehohet” pas një perdeje dhe i kërkon nënës së tij ta lërë vetëm. Ndërsa e ëma përpiqet t’i shpjegojë se gjithë kjo situatë është për shkak të koronavirusit dhe se askush nuk mund të dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *