E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu në grup të vështirë, përballet me Partizanin e Beogradit

Goglat kanë rezervuar një short të vështirë për Skënderbeun në kupën Uefa duke e pozicionuar atë në në grupin e “B” bashkë me Partizanin e Beogradit, Dinamon e Kievit dhe Yang Boys. Shorti është hedhur në Monako.

 

Ndërkohë klubi i Milanit, i cili eleminoi Shkëndijën e Tetovës një ditë më parë, do të përballet në Grupin D me Austrinë e Vienës, Rijekën dhe Aekun e Athinës.

 

Reklamë

Dy grupe të tjera të vështira janë padyshim Grupi E dhe Grupi K. Në të parin Lioni ndeshet me Evertonin, Atalantën dhe Apolloninë e Qipros. Ndërsa në të dytin Lacio do të ndeshet me Nicën, Zulten dhe Vitesen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë