E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skandal në stadiumin e Pragës, përdhosen simbolet tona kombëtare, FSHF notë proteste në UEFA

Fillimi i takimit në Pragë kundër Çekisë është shoqëruar me disa incidente dhe shfaqje skandaloze të tifozwrisë vendase.

Simbolet kombëtare shqiptare janw fyer nga të zotët e shtëpisë, duke kthyer përmbys flamurin dhe duke i vendosur një kryq.

Reklamë

Po ashtu tifozët çek kanë shpalosur një flamur të Serbisë me Kosoven brenda.

Këto veprime të papranueshme janë dënuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Reklamë

“Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

FSHF do të dërgojë një notë proteste në UEFA pwr kwto ngjarje vandale tw cilat kërkojnë hetim dhe ndëshkim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë