Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

Situata në veri/ Kelmendi: Osmani e heshtur, hatërmbetja e ndërkombëtarëve i adresohet Kurtit

14 Qershor 20:06

Analisti, Adriatik Kelmendi, në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës si dhe atmosferën politike atje.

 

Cila është atmosfera politike në Prishtinë?

 

“Është një ditë e mirë do ta quaja për gazetarinë, ka shumë lajme, por fatkeqësisht shumica e lajmeve janë të këqija. Atmosfera është jo vetëm këtë ditë, por ka disa javë prej se është atmosferë e nderë, ne shohim se është një ballafaqim, ndoshta më i madhi që nga shpallja e pavarësisë prej Prishtinës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, njëkohësisht edhe ndërmjet Kosovës e Serbisë ne kishim një marrëveshje të nënshkruar, por Bashkësia Ndërkombëtare priste që gjërat të shkonin në rrugën e duhur, por morën për keq. Serbia si fillim nuk pranoi se ka marrëveshje edhe pse ishin dakordësuar në Bruksel dhe Brukseli e quante si një marrëveshje të arritur dhe pastaj vazhdoi të shkelte edhe pikat që përfshiheshin edhe në marrëveshjen e Brukselit si dhe planin e zbatimit që u arrit pas disa ditësh në Ohër. Nga ana tjetër, Kosova i kishte shtyrë njëherë zgjedhjet në komunat në veri të vendit, pastaj vendosi t’i mbajë ato, kishte dhe mbështetje nga vendet e QUINT-it për një proces të qetë dhe të  rregullt, por siç e dimë nuk kishte pjesëmarrje të serbëve me urdhër të Vuçiç dhe përfunduam me kryetarë të cilët janë të etnisë shqiptare, por me një legjitimitet të kontestuar”, tha ai.

 

Si mendon sipas këtyre zhvillimeve, cila është situata për Kurtin, a është ai më i fortë apo është lëkundur në opinionin publik?

 

“Siç shihet në rrjetet sociale, aty ku shpërthejnë emocionet ekstreme, duket se ka një përkrahje, për shkak se këto janë situata që ngjeshin emocionet e populizmit. Nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë diçka për të thënë për politikën në këto dekadat e fundit në Kosovë e rajon janë të brengosur, për shkak se Kosova sot duket se ka mbetur fare pa aleatë”, tha ai duke kujtuar dhe anulimin ndërqeveritar mes Kosovës e Shqipërisë.

 

Orët e fundit përflitet se ka një ndryshim qëndrimesh mes Kurtit dhe Osmanit, nisur nga fjala e kësaj të fundit në PE, që një vend nuk mund të qëndrojë pa miq. A është ky një spekulim apo qëndron?

 

“Hatërmbetja e bashkësisë ndërkombëtare, zyrtarëve të SHBA dhe BE, është drejtuar drejt kryeministrit Kurti. Ata kanë qenë të kujdesshëm e madje të thonë se nuk e kanë qasjen ndaj presidentes Osmani edhe pse deklarata se ne jemi me miq e me partnerët ndërkombëtarë e dëgjojmë dhe nga Kurti, pastaj veprimet në terren duket se nuk kanë qenë të kordinuara ndërmjet qeverisë së tij dhe BE. Presidentja ka qenë e heshtur dhe e përheshtur, mund të themi se ajo në situata të tilla do duhej të ishte më aktive deh jo vetëm këtë zell të jap deklarata si këto të tilla që janë të mirëpritura në institucionet ndërkombëtare, por dhe më aktive në punët e udhëheqjes së shtetit”, shton ai.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Adriatik Kelmendi BE kosove Sanksione Serbi situata ne veri

Nga e njëjta kategori

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien jashtë, Indri merr vendimin e papritur

më shumë...

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri? Vanesa flet për marrrëdhënien me fermerin: Dua t’i rri afër

më shumë...

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën: Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re

më shumë...

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

8:07

“Jemi takuar disa ditë para hyrjes në...

7:23

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit...

7:06

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë...

6:54

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin...

6:45

Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.