E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, Manastirliu i tregon Ramës reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Ilustrim · Vizion Plus

Gjatë episodit të fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me kandidaten për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ku ndër të tjera u ndal edhe te reagimi i familjes së saj pas shpalljes së kandidaturës në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Rama pyeti Manastirliun për mënyrën se si e kishte pritur lajmin “familja e vogël”, ndërsa kjo e fundit rrëfeu se fëmijët e kishin komentuar me habi faktin që nuk ishin njoftuar më herët, ndërsa bashkëshorti kishte reaguar me një bisedë të vonuar dhe reflektive.

Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi rast që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë“, tha Manastirliu.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh