Subscribe

Shuhet ne moshën 67-vjeçare albanologu i njohur Robert Elsie. Studiuesi me i spikatur i letërsisë shqipe ne periudhat me te paprekura nga akademiket shqiptare, ka ndërruar jete ne qytetin e Bonit ne Gjermani. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se kjo ishte nje humbje te madhe per letërsinë.

 

Elsie ishte përkthyesi ne shqip i Lahutës se Malësisë se Fishtes. Ai ka kryer studime për “Brezin e poeteve te humbur”, siç ishin bejtexhinjtë. Autori i 60 librave per shqipen, ka punuar ne Ministrinë e Jashtme gjermane dhe ne BE si përkthyes i gjuhës tonë.

 

Ka qene botues ne SHBA, Kanada, dhe vende te Europes i shume librave per albanologjinë, se cilës i kushtoi një pjese te madhe te jetes. “Historia e letërsisë shqiptare” është botimi më kulmor i tij, i publikuar në Colorado të SHBA-së në vitin 1995. Robert Elsie është nder personat qe kulturës dhe letërsisë shqipe i dha zë botëror.

 

Elsie ishte kanadez me origjine gjermane. Ai është njohur për te paren here me shqipen dhe shqiptaret ne vitet ’70, kur si student vizitoi Tiranën. Qe prej atij moment, ai nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me vendin tone, por u kthye si nje nder te huajt qe ka dhene një kontribut te paçmuar per kulturën dhe letërsinë shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *