Subscribe

Sektori i bujqësisë do të përfitojë fonde shtesë brenda muajit qershor, kur pritet të rishikohet buxheti.

Ministrja Anila Denaj shpjegoi gjatë një takimi me grumbullues dhe ekportues të bimëve medicinal se një pjesë e buxhetit do të ofrohet për fermerët si garanci sovrane, me qëllim që të rriten investimet në kapacitete dhe makineri.

“Nëse vitin e kaluar e gjithë skema mbështetëse ishte 51 milionë dollarë, këtë vit parashikojmë të jetë 55 milionë dollarë. Jemi duke punuar dhe shpresojmë brenda muajit qershor do të ketë edhe një pasqyrim në aktin normativ. Me mbështetjen e qeverisë, synojmë një garanci sovrane për sektorin e bujqësisë në raport me investimet. Kjo do të jetë për t’u ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve duke filluar nga korriku, për ata që kanë interes për të investuar në përpunim apo për të zgjeruar kapacitetet”, tha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Veç mbështetjes financiare, fabrikat përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale ankohen për prodhim të mbetur stok dhe për kthim të kamionëve të nisur për eksport për shkak të përmbajtjes me pesticide.

“Mallrat kanë mbetur stok në magazina. Problemi më i madh është në Koplik. Problemi i përdorimit të pesticideve është problemi më i madh për ne. duhet të bëjmë thirrje për të uhstruar kontroll sepse pikat e shpërndarjes së pesticideve po na shkatërrojnë këtë biznes. Po të shkosh sot nëpër ferma, janë me pompa nëpër duar dhe janë dhjetëra kamiona që na janë kthyer  mbrapsht”, tha kryetari i shoqatës së bimëve medicinale, Filip Gjoka.

Shqetësime për sektorin e bimëve medicinale janë edhe mungesa e fuqisë punëtore dhe zhvlerësimi i euros, që i dëmton në marrëdhëniet eksportuese.

Në tryezën për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre, ministrja e Bujqësisë i këshilloi që të diversifikojnë tregjet ku eksportojnë prodhimin dhe nga Perëndimi, të zgjerohen edhe në tregun lindor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *