Të paktën 20 humanitarë nga Kombet e Bashkuara dhe Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe janë vrarë në Gaza. Lajmi njoftohet nga Oragnizata e Kombeve të Bashkuara, ndërsa theksohet se furnizimet vazhdojnë të pakësohen.Situata e krjuar është cilësuar si një katastrofë.

 

Nga të vrarët, 15 punonjës ishin nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe pesë ishin nga Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

 

Shkollat ​​e UNRWA strehojnë më shumë se gjysmën e popullsisë së zhvendosur në Gazën qendrore-jugore, por mungesa e furnizimeve do të vështirësojë deri në pamundësim punën e tyre.

 

“Rezervat e karburantit në spitalet e Gazës gjithashtu janë varfëruar pothuajse plotësisht,” 20 nga 23 spitalet në Gaza tashmë ofronin shërbime të pjesshme. Ndërsa gjeneratorët dhe gjeneratorët rezervë po shterrojnë, sistemet kritike të mbështetjes së jetës do të mbyllen dhe këto spitale, të mbushura me viktima kronike të sëmura dhe civilë të luftës do të futen në errësirë”, thuhet në deklaratë.

 

Spitalet në Gaza kanë hyrë në një fazë “kolapsi aktual” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe mungesës së karburantit, tha më herët të martën një zëdhënës nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *