Autori i vrasjes së 63-vjeçarit shqiptar Petrit Zifle në Korfuz është identifikuar si anëtar i Agimit të Artë në Greqi.

 

Ngjarja e ndodhur më 25 nëntor në Dragotina, Korfuz, sipas banorëve të zonës bëhet me dije Zifle ishte konfliktuar me fjalë një dite para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin për çështje të karakterit etnik.

 

Mediat greke raportojnë se autori i ngjarjes rezultoi pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që është anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat me partinë ekstremiste që kohët e fundit bën thirrje në zonë për të terrorizuar e ndjekur të huajt.

 

Vrasësi kishte hapur debat me shtetas jo grekët dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Pjesëtarët e tjerë në lokal i kanë ndarë dhe autori është larguar më pas duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi i flisnin Petro. Më pas vrasësi i ka bërë pritë dhe e ka vrarë 63-vjeçarin shqiptar, trupin e të cilit e ka hedhur në një hendek, ku u gjet.

 

Ndërkohë autoritet greke kanë konfirmuar se 44-vjeçari grek ka pranuar krimin për arsye banale, por nuk ka dorëzuar akoma çiften e gjahut që kishte me lejen përkatëse, e me të cilën pranoi se vrau 63-vjeçarin shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *