Tetë shqiptarë kishin bërë një plan për t’u arratisur nga burgu i Korfuzit. Por gjithçka dështoi. Autoritetet greke kishin marrë informacione se shqiptarët kishin fshehur nëpër muret e burgut armë, heroinë dhe celularë.

 

Më pas u organizua operacioni i fshehtë, gjatë të cilit u sekuestruan dy pistoleta me fishekë, katër thika, 3 cigare hashash, 19 qeska plastike ma nga 9 gramë kanabis secila, 9.1 gramë heroinë, dy shufra druri për goditje, dy celularë si edhe kufje e armë të ftohta.

 

Autoritetet vijojnë kërkimin për të gjetur sende të tjera të fshehura në mure.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *