Subscribe

Shqipëria mbetet një ndër vendet me nivel të lartë të përdorimit të parasë Cash, rreth 66% e transaksioneve kryen me para ne dore. I gjithë ky proces ka një kosto prej 1.7% te prodhimit te brendshëm bruto.

E thënë ndryshe gjate një viti kryen rreth 20 milion pagesa nga qytetare dhe biznese, ku më shumë se gjysma e tyre kryhen Cash duke bërë këtë instrumentin më të kushtueshëm.

Por banka e Shqipërisë synon të reduktojë këtë fenomen, dhe një nga format është miratimi i ligjit për shërbimet e pagesave. Ky ligj do të stimuloje pagesat elektronike.

Hyrja e aktorëve të rinj në treg pritet të rrisë më tej konkurrencën si dhe të ndikojë në reduktimin e komisioneve bankare që aplikohen me kartat e kreditit dhe të debitit.

Kohët e fundit si pasojë e izolimit të pandemisë, bankat orjetuan klientët drejt shërbimeve e-banking, ndërsa banka e Shqipërisë zeroi komisionet për  transaksionet që kryhen online.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *