Subscribe

Ndërkohë që Maqedonia e Veriut kremton ditën e alfabetit shqip, Shqipëria duket se e ka harruar fare këtë datë historike pasi nuk eshte ne kalendarin e festave zyrtare.

 

Një nga gjuhëtarët me te njohur Rami Memushaj ngre shqetësimin se një datë e tillë jo vëtëm që nxit ndjenjën kombëtare, por është e domosdoshme të njehsohet si festë.

 

 

RAMI MEMUSHAJ

GJUHETAR

“Unë mendoj se këto data, 1 Marsi,  që është dita e parë e bashkimit të shqiptarëve, Lidhja e Prizrenit të kremtohet, Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Drejtshkrimit duhet të jenë data kombëtare. Sigurisht Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Drejtshkrimit janë në një datë, kështu që do ishte diçka  e mirë dhe e nevojshme që të ngrihej ndjenja kombëtare e shqiptarëve që të kujtojnë këto festa. Sepse kemi shumë festa të tjera që nuk kanë ndonjë farë rëndësie dhe nuk përfaqësojnë të gjithë  bashkësinë e shqiptarëve, por janë festa të ndara sipas besimeve të tjera. Ne në rradhë të parë duhet të kremtojmë festat kombëtare e duhet të krenohemi për to.”

 

Gjithashtu gjuhëtari Memushaj shprehet se më vendin tonë mungojnë mekanizmat e duhura gjuhësore si dhe një ligj për mbrojtjen e gjuhës.

 

 

RAMI MEMUSHAJ

GJUHETAR

 

“Disiplina shtetërore mungon këtu edhe në Kosovë, nuk mund të them të njëjtën gjë për Maqedoninë e Veriut. Atje ka një agjensi për zbatimin e ligjit të gjuhës shqipe dhe po punohet shumë seriozisht për kualifikimin e përkthyesve, të gazetarëve, dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Këtu te ne por edhe në Kosovë askush nuk merret me këtë më shumë po merren si ta ndryshojmë gjuhën dhe jo si ta mbrojmë.”

 

Gjuhetaret kane ngritur vazhdimisht shqetesimin per demet qe i shkaktohen gjuhes shqipe nga perdorimi i fjaleve te huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *