Këshilltari mediatik i qeverisë, Endri Fuga ka reaguar lidhur me lajmin se Shqipëria do të pranojë emigrantë ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe..
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga thekson se ky është lajmi që Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta, është absolutisht i pavërtetë.
“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan Fuga.
Më herët media britanike “The Sun” raportoi se kryeministrit shqiptar Edi Rama ka rënë dakord të krijojë një kamp në Shqipërinë për të strehuar refugjatët ilegalë, dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarët por edhe emigrantët e tjerë të huaj.





