Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres sa i përket lirisë, sipas raportit të fundit të organizatës “Freedom House”.
Përfaqësues te organizatës u shprehën se problem mbeten përplasjet e forta politike dhe korrupsioni I përhapur.
AMY SLIPOËWITZ
FREEDOM HOUSE
“Liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithësisht fusha të respektuara në Shqipëri. Ka fusha që mund të përmirësohen. Partitë politike janë shumë të polarizuara dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”
ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka shënuar një përmirësim prej katër pikësh duke shkuar në 100 pikë në renditjen e Freedom House.
AMY SLIPOWITZ
FREEDOM HOUSE
“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë.
Sipas organizatës Freedom House, liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit rradhazi dhe ndër faktorët kryesor ishin agresioni i Rusisë cili çoi në shkelje shkatërruese të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe grushtet e shtetit në disa vende të tjera të botës.