Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjtje në Vlorë, ku si qendër sulmi duket se ka qenë pronari i makinës.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Orikumin, në momentin kur automjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit Vezir Bello, 59 vjeç, ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit.

 

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *