Subscribe

Edhe OSHEE ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistria mesditën e kësaj të enjte në autostraden Tiranë-Durrës ku shpërthimi I një tranformatori elektrik afër një godinë ku disa punetore po punonin, ka sjell vdekjen e njerit prej tyre dhe plagosen e dy të tjerëve.

OSHEE në njoftimin për shtyp thotë se faji ka qënë I dy punëtoreve të kompanisë që po rikonstruktonte objektivin afër transformatorit.

 

 

Reagimi i OSHE

 

 

Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  COCA COLËS në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.

Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.

 

Nga kjo ngjarje e rende gjeti vdekjen njeri nga punetoret Gjergji Sula ndersa dy te tjere jane aktualisht ne spitalin e Traumes ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *