Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara Sali Berishën dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen dhe vajzës Argita Berisha Malltezi.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi u përplas me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejkon lidhur me deklaratën e DASH.

Frrok Çupi: 300 mijë veta që kanë ikur? Më mië të ikin nga Shqipëria 300 mln se sa të vriten 3 mijë veta në luftën e vitit ’97, siç i vratë ju, siç i vrau Berisha

Roland Bejko: Kujdes Frrok se ke luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ’97-ën. Ke marrë bidonin e fjalës dhe bidonin e bojës dhe ke shkruar me kilometra të tëra faqe për të nxitur popullin në ’97-ën. Kujdes se s’je pa gjë!

Frrok Çupi: Duhet t’ju bëjmë homazhe, themeluesve të Partisë Demokratike që kanë rënë për arsye të pushtetit të Sali Berishës. Janë varrosur!

Gjatë bisedës, analisti Çupi ka guxar ta quajë familjen e Berishës si të dytën kriminale të përmendur nga SHBA, pas asaj të Sllobodan Millosheviçit. Kjo gjë u kundërshtua nga Bejko I cili u shpreh se askund në deklaratë nuk citohet ‘familje kriminale’.

Frrok Çupi: Për SHBA-të, sot është i dyti rast që nominon në Ballkan familje kriminale. Ishte familja e Millosheviçit në luftën e Kosovës dhe familkje kriminale është familja e Berishës sot ..

Roland Bejko: E kam përballë deklaratën e DASH dhe nuk shoh gjëkundi fjalën kriminale. SHoh akuza për korrupsion, por kriminale nuk thotë gjëkundi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *