Punonjësi i parkingut në qendrën spitalore në Elbasan është dhunuar fizikisht mbrëmjen e kësaj të enjteje. Mësohet se shkak është bërë pagesa prej 100 lekësh.
Pasi punonjësi i ka kërkuar shoferit pagesën, është përballur me kundërshtimin e drejtuesit të makinës.
Fillimisht u përplasën verbalisht, ndërsa më pas ka degraduar në dhunë fizike. Autori është larguar nga vendngjarja, pas dhunimit të punonjësit.
Ndërkohë, Policia ka identifkuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.





