Një ngjarje e rëndë ka ndoshur këtë pasdite në fshatin Podë të Bashkisë Kolonjë.

Nga informacionet paraprake të siguruara nga policia bëhet me dije se rreth orës 16:10, ka rënë zjarr në një banesë të vjetër.

Mësohet se në banesë jetonte një 89-vjecar, identiteti i të cili bëhet i ditur nga policia si Vangjel Rusta.

Si pasojë e rënies së këtij zjarri, i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia po punon për shkaqet e këtij zjarri.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga amortizimi i rrjetit nga shkëndijë të mundshme ose nga zjarri që përdorte për t’u ngrohur i moshuari, i cili jetonte i vetem ne banese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *