E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkollat në fshatra në “agoni”, Korçë, numri i pakët i nxënësve ka lënë bosh ndërtesat arsimore

Fshatrat e Dardhës, Boboshticës dhe Polenës në Korçë nuk kanë më shkollat e tyre të arsimit të detyrueshëm.

Antonia Caprazi është një nga mësueset e vjetra të fshatit Boboshticë, e cila tregon se dikur shkolla ka pasur afro 200 nxënës, ndërsa tani ajo është e mbyllur.

Reklamë

“Filloi të binte numri i nxënësve sepse të gjithë morën pasaporta greke dhe i morën andej. Shkolla është mbyllur në 2007. Fëmijët që mbetën vazhduan në Dvoran. Lindja e fundit është në 2018.”, shprehet mësusesja.

E njëjta situatë është edhe në fshatin Polenë, ku këtë vit edhe ata pak nxënës nuk do të ulen në bankat e kësaj shkolle, por në një tjetër.

Reklamë

“Kanë dalë mijëra breza, janë shkolluar qindra mijëra nxënës. Ka pasur shumë nxënës. Këto kohët e fundit kanë rënë martesat dhe numri i fëmijëve ka rënë. Por ka pasur nxënës. I kemi çuar fëmijët në një shkollë tjetër, por kemi qenë pak veta që i kemi çuar”, tha banorja e fshatit, Anila Veshi.

Për Drejtorinë Vendore të Arsimit në Korçë, kjo situatë është krijuar për shkak të rënies së numrit të nxënësve, që ka ardhur nga emigrimi dhe numri i pakët i lindjeve.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë