Komisioni Vatra 5 Tetori 2019 u bën thirrje të gjithë vatranëve që besojnë në drejtësi,demokraci dhe transparencë, të mos bien preh e vendimeve antiligjore që ish-kryesia ka marë dhe merr për Kuvendin e 19 Janarit 2020. Në arsyetimin e tij komisioni thekson se në kuvendin e kësaj të diele nuk dëshiron që të përsëritet i njëjti skenar i kuvendit të 10 qershorit 2017.

 

Gjithashtu ato theksojnë se janë të vendosur që Vatra të drejtohet me mentalitet dhe mendësitë e Shqipërisë komuniste, por me ligjet dhe drejtësinë që na ka edukuar kjo toke e bekuar këtu në SHBA.

 

Vendimi përtë ndjekur rrugën ligjore për të zgjidhur mosmarrëveshjet është marrë unanimisht jo vetëm nga të gjithë anëtarët e komisionit por dhe nga të gjithë vatranët e vërtetë që besojnë në demokracinë dhe drejtësinë e mohuar të Vatrës.

 

Në arsyetimin e tij komisioni thekson se vlerat dhe historia që mban mbi sype kjo organizatë, nuk duhet të lejohen të tjetërsohen në vazhdimësi nga vendimet e gabuara që kjo ish Kryesi merr në kundërshtim me Kanunoren e cila ka shërbyer si pishtar drejtësie dhe demokracije për këtë organizatë të kombit shqiptar.

 

Ndërkohë duhet theksuar se kjo është hera e parë në historinë e Vatrës pas 107 vjetësh ekzistencë që tregoji dështimin e drejtimit nga ish kryetari dhe kryesia e saj tashmë i është drejtuar rrugës ligjore për të kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda saj.

 

Gjithashtu Komisioni falenderon të gjithë mbeshtetsit që në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të na mbështesin si me deklarata po ashtu dhe me telefonata, ku ato shprehin solidaritetin dhe i bashkohen rrugës së vërtetë që i mungon Vatrës që prej më shumë së 2 e gjysëm vitesh. Komisioni përshendet Partinë e Legalitetit, në Neë York, e cila me deklaratën e saj tregoi se fryma monarkisë gjithmonë ka si proritet mospërcarjen brenda organizatës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *