Subscribe

Karabinierët  e Palermos kanë arrestuar 17 persona anëtarë të një organizate ndërkombëtae  kriminale që synonte emigracionin e paligjshëm, trafikimin e armëve të luftës dhe riciklimit e diamanteve dhe arit.

 

Organizata kriminale kishte marrëdhënie me Cosa Nostran, të cilës i shiste armët, dhe me grupin ushtarak shqiptar të UÇK-së së re, të lidhur me qarqet xhihadiste.

 

Organizata merrej me transportin e emigrantëve në rrugën e Ballkanit për në  Itali.

 

Pervecse në Itali ata ushtronin aktivitetin kriminal në  Zvicër , Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.

 

Grupe kriminale menaxhonin, në këmbim të parave, trafikun e emigrantëve që vinin nga rajoni i Ballkanit. Në krye të organizatës ishte  kosovari Arben Rexhepi i cili rekrutonte emigrantët që do të dërgoheshin në Itali, përgjatë rrugës ballkanike së bashku me bashkëpunëtorët  Driton Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Ibrahim Latifi  dhe disa shtetas italianë.

 

Për të kaluar kufirin kanë paguar 3 mijë euro secili.

 

Arben Rexhepi ka qenë  pjesë e një grupi paramilitar të UÇK-së. Organizata tjetër kriminale kryesohej nga  Fatmir Ljatifi dhe Joseph Giangrosso,të cilët sillnin qytetarë në itali me kontrata të rreme pune me kompani fiktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *