Policia e Durrësit shkatërroi një grup trafikantësh këtë të enjte. Gjatë operacionit, u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan 20 kg marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi dhe fara kanabisi për kultivim.

Bazuar tek njoftimi i policisë, lënda narkotike ishte nisur nga Vlora drejt Tiranës. Operacioni policor u finalizua tek aksi rrugor Kavajë-Durrës në segmentin e quajtur “Plepat”.

Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *