Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri, një ditë pas shkarkimit të komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, ka dhënë detaje në lidhje me vendimin e shkarkimt.

 

Shaqiri në reagimin e tij bën me dije se shkarkimi ka ardhur si pasojë e mbarimit të mandiatit dhe për asnjë arsye tjetër, as për shkelje ligjore siç thuhet në disa media.

 

“Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare. Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare.Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *